Detajet/ Gota e rakisë në shtëpinë e viktimave ‘tradhtoi’ autorin, si u zbulua krimi në Dropull. 69-vjeçari i goditi të moshuarit me…

69-vjeçari Thoma Mastora është identifikuar si autor i vrasjes së dyfishtë të çiftit të të moshuarve Ilia nga fshati Bodrishtë në Dropull të Gjirokastrës. Ndonëse kishte një alibi të fortë kanë qenë ekzaminimet daktiloskopike dhe biologjike ato që kanë zbuluar veprimet e autorit.

69-vjeçari që kishte lidhje të ngushta prej vitesh me dy të moshuarit ka qenë i fundit person që i ka takuar. Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në orët e vona të drekës ose të pasdites së 30 prillit. Autori ka shkuar në banesën e të moshuarve si përherë për të pirë edhe kafen e ditës me ta. Gota e rakisë që ishte në tavolinën e ndodhur në oborrin e shtëpisë, ku u gjend i pajetë edhe 84-vjeçari Kosta Ilia, është një ndër gjurmët që çuan në identifikimin e autorit.

Ndonëse nuk saktësohen nga policia, shkaqet mendohet të jenë për motive të dobëta, grindje të çastit. Prej kohësh 88-vjeçarja ankohej te të afërmit e saj se 69-vjeçari i shqetësonte me praninë e tij. Sipas policisë të moshuarit u gjetën me shenja plage të shkaktuara nga mjet i fortë prerës në kokë dhe në trup. Burime policore pohojnë se arma e krimit është një sëpatë e vogël. Hetimet hedhin poshtë motivin e grabitjes duke qenë se në banesë nuk u konstatuan shenja të vjedhjes apo të krijohej bindja se autorët mund të kishin ushtruar kontroll me qëllim gjetjen e vlerave monetare apo sende me vlerë që mund të posedoheshin nga viktimat, ndërsa u zbulua nga policia një shumë e konsiderueshme parash, prej 5 milionë lekësh në banesën e të moshuarve.

Thoma Mastora njihej si një njeri problematik në fshat. Ai është dënuar më herët për vjedhje. Për sqarimin e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve u shoqëruan, u dhe pyetën për rrethanat e hetimit 35 shtetas. U kryen intervista, verifikime, kontrolle dhe eksperiment hetimor.
()

Arena e Lajmit

Detajet/ Gota e rakisë në shtëpinë e viktimave ‘tradhtoi’ autorin, si u zbulua krimi në Dropull. 69-vjeçari i goditi të moshuarit me…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook