“Ka dhe depresion të brendshëm”, psikologia Lekli për ngjarjen horror në Shkodër: Duhet të kemi kujdes dhe me të afërmit që…

Psikologia Marsela Lekli, në një lidhje me Skype në Çështja e ditës në News 24 të moderatorit Klevin Muka, ka komentuar ngjarjen horror në Shkodër, ku dyshohet se nëna është mbytur me 3 fëmijët e saj, pas dyshimeve për dhunë në familje.

Lekli theksoi se rasti i Shkodrës është shumë i rëndë. Ajo tha se sado probleme të kemi, nuk duhet të shkojmë asesi në veprime ekstreme. Sipas Leklit, nëse vëmë re se një i afërm apo e afërme ka probleme me depresionin, e mira është që ta ndihmojmë dhe sa më shpejt që kuptojmë problemet, aq më mirë është.

Psikologe Marsela Lekli: Ngjarja ka ende mister. Duhet të kemi kujdes, që të afërmit t’i mbajmë afër. Individët që shfaqin depresionin janë njerëz që nuk e duan më jetën, që mendojnë negativisht për jetën. Asesi nuk mund të shkojmë në atë pikë që zonja ka shkuar me fëmijët e saj. Ka raste edhe të depresioneve të brendshme, që janë të vështira të identifikohen. Na duhen më shumë informacione për këtë zonjë dhe familjen e saj për të thënë disa fjalë.

Por, depresioni gjithmonë e ka një shkak, nuk nis gjithçka nga hiçi. Depresioni nuk ka lidhje vetëm me anën ekonomike, por mund të ketë lidhje edhe me anën psikike. Nëse nuk ke mbrojtjen e bashkëshortit, të familjes tënde, mund të kesh ngarkesë emocionale. Por asesi gjërat nuk duhet të shkojnë në veprime ekstreme.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Ka dhe depresion të brendshëm”, psikologia Lekli për ngjarjen horror në Shkodër: Duhet të kemi kujdes dhe me të afërmit që…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook