Përshtatën lokalin për lojëra fati, procedohet administratori i biznesit në Berat

Berat

Kishte përshtatur lokalin për ushtrim të veprimtarisë së lojërave të fatit me makineta, identifikohet dhe procedohet penalisht administratori i lokalit.

Sekuestrohen 3 pajisje që shërbenin për ushtrimin e lojërave të fatit.

Komisariati i Policisë Berat, si rezultat i kontrolleve në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, goditi një tjetër rast të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. T., 66 vjeç, banues në Berat.

Në lokalin në Berat që administronte ky shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 lap top, 1 IPad dhe 1 makinetë që përdoreshin për lojëra fati.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Përshtatën lokalin për lojëra fati, procedohet administratori i biznesit në Berat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook