“Do të doje të ishe vajza e babait të Surrelit, por mos je kunata e Pëllumb Gjokës”, Bardhi-Spiropalit: S’e luftojmë korrupsionin me pushkë uji

I ashpër është treguar kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi me ministren për marrëdhënien me parlamentin, Elisa Spiropali.

Deputeti tha se e dinte mirë se kush ishte ai, ndërsa shtoi mes ironisë se ministra duhet të ishte motra e Ndokës, Bajrajve apo dhe kunata e Pëllumb Gjokës.

“Se luftojmë korrupsionin me pushkë uji apo me fjalë. Unë jam Gazment Bardhi zonja ministre, djali i Durimit dhe i Vjollcës. Do të doje që të ishte vajza e babait të Surrelit, por janë ca të tjera para teje. Por e di që nuk je, por mos je motra e Olsit, e Arben Ndokës, e Bajrave, apo kunata e Pëllumb Gjokës, apo vajza e Mirel Mërtirit dhe e Zotos. Gjeje se kush je se unë e di përgjigjen time”, tha Bardhi.

Më herët, Spiropali thumboi Bardhin duke i kujtuar akuzat e tij për ish-kryeministrin Sali Berisha.

()

Arena e Lajmit

“Do të doje të ishe vajza e babait të Surrelit, por mos je kunata e Pëllumb Gjokës”, Bardhi-Spiropalit: S’e luftojmë korrupsionin me pushkë uji

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook