Milan, “presing” për Zirkzee, është holandezi prioriteti për sulmin

Milan është i gjithi i vënë pas holandezit Zirkzee. Sulmuesi holandez, i cili përfundoi një sezon fantastik te bolonjezët, është prej kohësh në radarët e skuadrës së Cardinales. Por orët e fundit, kuqezinjtë janë më të bindur se kurrë. Do të jetë Zirkzee i përzgjedhuri për të qenë pasuesi i Giroud në majën e sulmit për sezonin e ardhshëm. Ai pëlqehet shumë nga Ibra si dhe nga tekniku i ardhshëm portugezi Fonseca.

Nga shtypi italian madje bëhet me dije se kanë nisur edhe tratativat e para me agjentin e Zirkzee-s në Londër, ku ai jeton. Kujtojmë se Zirkzee është edhe në vëmendjen e Juventusit, me Thiago Motta-n që do ta mirëpriste transferimin e tij në Torino, por për momentin duket se Milan është në avantazh.

Zirkzee për momentin është duke shijuar pushimet, duke qenë se nuk u përzgjodh nga tekniku Koeman, për përfaqësuar Holandën, në Euro 2024, gjë e cila shkaktoi shumë zhurmë dhe pakanqësi në vendin e Tulipanëve.

“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×