Mblidhet grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ja çështjet që u diskutuan

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e radhës.

Kryetari Bledi Çuçi diskutoi me deputetët axhendën e javës së re dhe projektligjet që shkojnë në seancën plenare, e cila do të mbahet ditën e mërkurë, datë 12 qershor.

Krahas raportimit të veprimtarisë vjetore të Komisionerit për Mbikëqyrjen e

Shërbimit Civil, raportit të ILDKPKI, pritet të diskutohet edhe projektligji për një ndryshim në aderimin e Shqipërisë në Konventën e Aviacionit Civil Ndërkombëtar.

Çuçi njoftoi deputetët për takimin që do të mbahet sot në sallën e seancave plenare në kuadër të Javës së Historisë dhe Kulturës Çame, asamblenë e Partisë Socialiste që do të zhvillohet nesër online dhe takimin festiv mbrëmjen e së mërkurës me rastin e 33 vjetorit të themelimit të PS.

Arena e Lajmit

Mblidhet grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ja çështjet që u diskutuan

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook