U kapën duke shitur drogë me doza, arrestohen dy persona në Fier, e pëson edhe një 42-vjeçar

Fier/Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Procesi”, sekuestrohen dhjetëra doza të lëndëve narkotike cannabis sativa dhe kokainë.

Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë në lagjen “1 Maji”, duke shitur doza të lëndëve narkotike, të cilat i përgatitnin në banesë.

Pas disa muajsh hetime të kryera në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DPPSH Tiranë, finalizoi operacionin e koduar “Procesi”, si rezultat i të cilit u kapën në flagrancë duke shitur lëndë narkotike, në lagjen “1 Maji”, Fier, dhe u vunë në pranga shtetasit:

S. I., 23 vjeç dhe R. O., 28 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhjetëra doza të lëndëve narkotike të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe kokainë, të cilat u sekuestruan së bashku me një peshore elektrike, një grirëse bimore, një mjet prerës (thikë) dhe 4 celularë, që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë narkotike cannabis sativa dhe kokainë, i ndanin në doza në banesat e tyre dhe i shitnin në lagje të ndryshme.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. I., 42 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka patur dijeni për këtë veprimtari kriminale.

Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

U kapën duke shitur drogë me doza, arrestohen dy persona në Fier, e pëson edhe një 42-vjeçar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook