Fund i hidhur, Abakarov eliminohet nga Lojërat Olimpikë, mundësi indian i papërmbajtshëm

Për fat të keq, shpresat e Shqipërisë për të siguruar një medalje olimpike zbehen, kjo pasi kampioni i botës në fuqi, Zelimkhan Abakarov eliminohet në fazën çerekfinale.

Abakarov zhgënjeu në këtë fazë, në një kohë kur rivali i tij, mundësi nga India, Aman Aman fitoi me rezultatin e pastër 12-0. Në periodën e parë, Aman fitoi 3-0, ndërsa në periodën e dytë thelloi shifrat duke kaluar më tej me rezultatin 12-0.

Kujtojmë që Abakarov erdhi në këtë fazë pasi në 1/8 mposhti mundësin nga Guinea Bisau me rezultatin 7-6. Abakarov garoi në peshën 57kg.

()

 

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×