Gjykata e Durrësit ka liruar këtë të premte nga qelia reperin e njohur Noizy. Kosova e ka shpallur atë në kërkim për dhunën që ka ushtruar ndaj një personazhi të Tik Tok-ut.
Gjykata e Durrësit ka liruar sot Noizyn. Togat e zeza kanë pranuar garancinë pasurore të reperit prej 50 milionë lekësh. Ai po mbahej prej disa ditësh në paraburgim, pasi u arrestua për dhunë ndaj personazhit të TikTok-ut Medi Iseni!
Noizy është i akuzuar për plagosje të rëndë në një klub në Pejë të Med Isenit. Ky i fundit, me anë të një video pas sherrit tregoi gjithçka që kishte ndodhur.
Vetë Noizy ka hedhur poshtë pretendimet, duke thënë se nuk ka marrë pjesë në konflikt.
(Arena e Lajmit)