
Me një meshë që zgjati për më shumë se tre orë, ku ishin të pranishëm besimtarë të shumtë, organi më i lartë i Kishës Ortodokse Shqiptare, i drejtuar nga Kryepshkop Joani dhe Sinodi i Shenjtë, u përkujtua 10 vjetori i themelimit të Mitropolise se Fierit dhe u zhvillua ceremonia e fronëzimit te Mitropolitit te Hirësinë e tij Imzot Nikolla i cili u zgjodh me vota unanimi nga sinodi i shenjtë i kishës.
Një dekadë më parë, u vendos që Fieri me kishat e tij dhe numrin e lartë të popullsisë ortodokse të organizohej në Mitropoli si një organ përfaqësues brenda organikës së Kishës Auteqefale Ortodokse të Shqipërisë.
Sot pas 10 vitesh, Mitropolia e Fierit inaguron edhe godinën e saj të re, ku zhvillohen aktivitetet zyrtare të saj.
and then