Një legjendë për stolin, Rumania zyrtarizon trajnerin e ri

Gheorghe Hagi është trajneri i ri i Rumanisë. Federata rumune ka gjetur gjuhën e përbashkët me ish-lojtarin e kësaj kombëtarje dhe do të bashkëpunojnë për dy vite. Hagi u shpreh i lumtur që do marrë drejtimin e Rumanisë, teksa si e cilësoi sin der dhe përgjegjësi, njëkohësisht.

“Është një nder dhe një përgjegjësi e madhe të përfaqësoj Rumaninë edhe një herë, siç bëra si lojtar.

Shpresoj të kem sukses në këtë si trajner, sepse e vetmja gjë që ka rëndësi është performanca dhe suksesi. Kjo është arsyeja pse iu bashkova ekipit kombëtar dhe jam i bindur se mund të arrijmë arritje të bukura”.

Kujtojmë që trajneri i mëparshëm i Rumanisë, Mircea Lucescu, ndërroi jetë pak ditë më parë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×