
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmë në qytetin e Gramshit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë anësore.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se mjeti po qarkullonte me shpejtësi mbi normat e lejuara, çka mund të ketë bërë që drejtuesi të humbasë kontrollin. Si pasojë, automjeti ka devijuar nga korsia dhe është përplasur me forcë me shtyllën dhe për pasojë drejtuese ka pësuar dëmtime të lehta.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë ngjarje.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me gjendjen e personave të tjerë që ndodheshin në automjet, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit.
and then