Profili i errët i shënjestrës së atentatit në Sarandë/ Nga burgu në Greqi për një ngjarje të rëndë kriminale te aferat me doganierët shqiptarë, si i shpëtoi qelisë në Shqipëri

50-vjeçari Thimjo Rubati, i cili mbeti i plagosur në atentatin e ndodhur në Sarandë, pritet të transportohet drejt Janinës për mjekim të specializuar për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Rubati u qëllua me armë zjarri në qytetin e Sarandës, ndërsa autorët dyshohet se u larguan me motor dhe humbën gjurmët në zonën e “Baba Rexhepit”, pranë varrezave të qytetit. Policia vijon kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë, të dhënat mbi të kaluarën e 50-vjeçarit tregojnë se ai kishte dalë vitet e fundit nga një burg në Greqi, ku ishte përballur me akuza për një ngjarje të rëndë penale.

Gjatë kohës që ndodhej në burg në Greqi, Rubati rezultonte i kërkuar edhe në Shqipëri për një dosje ku ishin të përfshirë edhe disa doganierë, lidhur me një skemë të dyshuar për trafikim dhe kontrabandim automjetesh. Për këtë çështje, ai u dënua nga Gjykata e Apelit me masë alternative, duke shmangur vuajtjen e dënimit me burg. Pas përfundimit të periudhës së burgimit në Greqi, ai nuk kreu dënim me burg në Shqipëri.

Hetimet për atentatin vijojnë, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur motivin e sulmit dhe për të identifikuar autorët.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×