
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen 8 të qytetit të Korçës, ku një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë.
Sipas të dhënave paraprake, i riu është paraqitur në urgjencën e spitalit me dëmtime në kokë dhe aktualisht po merr ndihmë mjekësore në reanimacion.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes 18-vjeçarit dhe njerkut të tij, i cili më pas dyshohet se e ka goditur me thikë.
Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e 37-vjeçarit Niko Baka, i dyshuar si autor i plagosjes.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e përgjegjësive ligjore.
and then