Ngjarja në zonë të populluar me turisë! Pamjet nga vendi ku ndodhi atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku mbeti i plagosur rëndë Thimjo Rubati i njohur edhe si Sander Rubati. Rubati, u plagos sot në një atentat, ku thuhet se kanë qenë dy persona, ndërsa ai ka mbetur i plagosur me 3 plumba.

Burime të reja bëjnë me dije se Thimjo Rubati ka pak vite qe ka dale nga burgu, pasi ka qenë i arrestuar në Greqi për një ngjarje të rendë.

Ai është transportuar me urgjencë drejt Tiranës, për ndihmë të specializuar, pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Sarandë / Informacion paraprak

Rreth orës 21:15, në lagjen nr. 4, në Sarandë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri para biznesit të tij, shtetasi Th. R., 50 vjeç. Ai është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Nga të dhënat e para dyshohet se autorët kanë qenë dy persona me skafandra, të cilët janë larguar nga vendngjarja me motomjet.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×