
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një banesë në fshatin Stan Karbunarë, në Bashkinë Lushnjë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Për shkak të temperaturave të larta, flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë të gjithë shtëpinë. Si pasojë, janë djegur plotësisht orenditë shtëpiake dhe çatia e banesës.
Fatmirësisht, në momentin e rënies së zjarrit nuk ndodhej asnjë person në banesë. Sipas të dhënave, familjarët që kujdeseshin për shtëpinë nuk ishin aty, ndërsa pronari ndodhet jashtë shtetit.
Forcat zjarrfikëse ndërhynë në kohë, duke bërë të mundur izolimin e flakëve dhe duke parandaluar përhapjen e tyre në banesën ngjitur dhe në zonën përreth.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Ekspertët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta dhe për zbardhjen e plotë të ngjar
and then