
Zjarri i rënë në zonën mes fshatit Lekas dhe Voskopojë, në vendin e quajtur “Antenat”, në Njësinë Administrative Voskopojë të Bashkisë Korçë, është riaktivizuar për shkak të erës së fortë.
Aktualisht në terren po punojnë forcat e Shërbimit Pyjor dhe të Njësisë Administrative Voskopojë për izolimin dhe neutralizimin e vatrave aktive të zjarrit.
Ndërkohë, janë angazhuar edhe forca të tjera mbështetëse, të cilat po drejtohen drejt zonës për të përforcuar operacionin dhe për të vënë sa më shpejt nën kontroll situatën.
Autoritetet bëjnë me dije se do të vijojnë monitorimin e situatës dhe do të informojnë në vijimësi mbi zhvillimet e operacionit.
and then