Plagoset me armë zjarri një 22-vjeçar në Kurbin, transportohet drejt spitalit të Traumës

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm, në Kurbin.

Sipas informacioneve paraprake, i riu Veron Pasha ka marrë një plagë në kofshë dhe, pas ndihmës së parë, është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar mjekësor.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Deri në këto momente, motivet e plagosjes mbeten ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×