Inter i “çmendur”, përmbys Napolin në “San Siro”, Chivu: Ishte një ndeshje vitrinë për Serie A (VIDEO)

5 gola të shënuar, raste pafund për shënim dhe një ndeshje vitrinë për Serie A. Inter-Napoli rezultoi një ndeshje spektakolare, me tifozët në “San Siro” që u bënë dëshmitarë të një përmbysje të çmendur, me Chiuv-n që “thyen” një tabu të madhe, triumfon për herë të parë përballë Allegrit. Tekniku italian rikthehet në Milano, por këtë herë në stolin e Napolit, me blutë që brenda 3 minutash realizuan dy gola të shpejtë duke bërë që në stadium të pllakoste heshtja.

Fillimisht ishte Politano që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 53-të pasi një insistimi të gjatë brenda në zonë. Tre minuta më vonë, Hojlund përfitoi nga një përgjumje e Inter dhe me një goditje perfekte në kufijtë e zonës dyfishoi shifrat. Në radhët e Napolit shpërthyen në festë, por Allegri dhe djemtë e tij nuk i bënë mirë llogaritë pasi në minutën e 56-të, Lautaro ngushtoi shifrat në 1-2.

Pjesa më e çmendur e sfidës erdhi në fund, ku në minutën e 82-të Thuram me kokë barazoi rezultatin në 2-2. Spektakli në “San Siro” nuk kishte fund pasi në shtesë, Martinez përfitoi nga një rrëmujë në zonë duke përmbysur shifrat në 3-2. “Dopjeta” e kapitenit tërboi tifozët zikaltër të cilët shijuan një mbrëmje që do të kujtohet gjatë. Me 3 fitore në 3 ndeshje, 9 pikë të plota, Inter kap Romën në krye të Serie A.

Për trajnerin Christian Chivu, kjo ndeshje ishte një vitrinë për futbollin italian: “Ishte një ndeshje e bukur për t’u parë, argëtuese, një publicitet për Serie A. Ishte një ndeshje me shumë raste nga të dy ekipet, fituam pasi shfrytëzuam më mirë rastet e krijuara”, u shpreh Chivu pas suksesit 3-2 përballë Napolit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×