“Fut në burg 82-vjeçaren e amniston oligarkët”, Meta për lirimin e ish-deputetit Alqi Bllako: Vendim i marrë me urdhër të Ramës!

Meta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me vendimin e djeshëm të gjykatës për të ndryshuar masën e sigurisë për ish deputetin e PS Alqi Bllako.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta u shpreh se një vendim i tillë është marrë me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Postimi i plotë:

Lirimi i djeshëm i Alqi Bllakos është një goditje fatale për sistemin e drejtësisë. Është një ekzekutim moral i saj i bërë me urdhër të Edi Ramës, ashtu siç bën me amnistitë e tërthorta me oligarkët dhe ndërkohë fut në burg 82-vjeçaren nga Narta e Vlorës për kotecin pa leje.

Arena e Lajmit

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×