
Kreu i PD Sali Berisha, në një takim me qytetarë në Gjirokastër, tha se askund tjetër nuk vidhet si në Shqipëri.
Shembull për këtë ai mori “rrugët e florinjta” referuar zgjerimit të rrugës Elbasan –Librazhd, që ka kushtuar 5 milion euro.
“Universitet që ishin projektuar si epiqendra zhvillimit rajonal po shuhen, sepse u përdorën kritere u hoq dorë nga arsimi masiv për të cilin kishim nevojë jetike e u kala në arsim selektiv, metoda që bota e ka braktisur që në vitet ’80. Të rinjtë po ikin sepse qeveria do të ikin nëse rrit mesataren, godet Shqipërinë rurale që mund të jetë shumicë numerike.
Para 3 ditësh në Bubq një fermer me 8 klasë shkollë tha Rama po largon fëmijët me mesatare. Kishte kuptuar se po e përdor mesataren si shpatë. Ndërpreu doktoraturat, asgjësoi kërkimin shkencor në Universitete. Atë trend që kishim për rritje rrogash e ndërpreu. Sot për tu bërë mësues ka një procedurë identike që SHBSA ka për tu bërë mjek.
Sot pedagogë paguhen 60 përqind më pak se në Prishtinë, por mos të folur për kushtet atje.
U nis rruga Kardhiq-Delvinë me 700 mijë euro kilomentri, sosi me 2.2 mln euro kilometri
Lexova sot rrugët e florinjta. 5 mln euro zgjerimi i rrugës Elbasan Librazhd. Nuk ndodh kund në botë veçse në Shqipëri. Askund nuk vidhet në këtë mënyrë”, tha Berisha.