“U ngrita dhe bërtita në atë moment sepse doja që gjërat të ecnin”, Erisa Xhixho zbulon takimin për herë të parë me Ilir Metën

454578745

Deputetja e PL Erisa Xhixho erdhi në një rrëfim ndryshe në emsionin ‘Fitstation’ në News24. Ndër të tjera në këtë intervistë ajo zbuloi për moderatoren Çenkuela Hasa se si takimin e parë me kryetarin Ilir Meta.

“Takimi me kryetarin Meta ka qenë në zyrën e tij në një debat me të rinjtë për forumin. Në fakt unë u ngrita dhe bërtita në atë moment se doja që punët të ecnin dhe imagjino një 18 vjeçare me gjithë energjinë e saj që kishte punuar shumë të rinjtë.

Në atë mbledhje pata një shpërthim dhe Meta në moment më pikas dhe bën lidhjen më pas të personit, background-it dhe familjes. Ai moment ka qenë takimi i parë”, zbuloi deputetja Erisa Xhixho.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×