Leandro Paredes është një objektiv i Juventusit dhe bardhezinjtë kanë treguar me goditjen e Bremerit se nuk duan që të humbin asnjë prej emrave që kanë pasur në listë, për të blinduar dhe shtuar cilësi në çdo repart të mundshëm.
Edhe pse oferta e parë e bardhezinjtë, bërë të mërkurën, është refuzuar nga PSG-ja (2 milionë euro për huazimin 1-vjeçar dhe 13 milionë të detyrueshme verën e ardhshme), duket se francezët janë vënë me shpatulla pas murit nga ana e argjentinasit.
Paredes kërkon që të largohet nga Parisi dhe shtyn për të firmosur me Juven, duke kërcënuar se do të refuzojë çdo destinacion tjetër. Javën e ardhshme pritet një tjetër takim mes Juves dhe PSG-së, ku, pse jo, mund të pritet edhe firma mes palëve.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…