
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është takuar me ekipin drejtues të njësisë Nr.7 në Tiranë, ndërsa ka biseduar për angazhimin e tyre të vendosur për kauzat që mbrojnë.
Meta është shprehur se aksioni opozitar do të përshkallëzohet deri në triumfin e padiskutueshëm.
Statusi:
Kënaqësi të falënderoja sot ekipin drejtues të Partisë së Lirisë në Njësinë Nr. 7 të kryeqytetit për angazhimin e tyre të vendosur për kauzat që mbron Partia e Lirisë dhe aksionin tonë opozitar i cili do të përshkallëzohet deri në triumfin e padiskutueshëm të opozitës. Ndryshimi nis nga Tirana për Shqipërinë që u përket të rinjve!

and then