Alibeaj debat me Ballukun: Nga SPAK kanë dalë 11 urdhër arreste për Fierin! Porti i Durrësit si inceneratorët! Ministrja: Jo more xhan…

Alibeaj

Në Komisionin për Veprimtarinë është diskutuar projekti për Portin e Durrësit.

Enkelejd Alibeaj ka diskutuar me ministren Belinda Balluku duke u shprehur kundër këtij projekti, duke sqaruar se qeveria Rama po synon ta kalojë me shpejtësi.

Po ashtu tha se vepra është e njëjtë si me aferën e ineceneratorëve, pro me një ndryshim pasi aferë këtë herë është disa fish më shumë.

Pjesë nga debati:

Alibeaj: Të gjithë këtë e bëjmë sepse është e njëjta histori si ajo e inceneratorëve. Në kohë që flisni kanë dalë 11 urdhër arreste të SPAK për inceneratorin e Fierit. Pra po flasim përsëri për një aferë disa fish sa inceneratori i Fierit.

Balluku: Në shpejtësi, në fshehtësi…Çfarë janë këto. Jo more xhan ka qenë online. Janë futur online për një viti. Shqiptarët i kanë dokumentet online dhe i gjejnë kur të duan. Ti po bën shpikjen në fshehtësi gjeta dokumentin. Nuk ke gjetur asgjë në shpejtësi se ka qenë aty për 12 muaj.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×