“Ushqimi i shpifur, gratë si prej porcelani. Dua të vras veten”, gruaja e Di Marias flet për transferimin e dështuar: Kur të ofrojnë dyfishin e rrogës ikën me vrap

Angel Di Maria nuk do ta harrojë lehtë transferimin te Mançester Junajtid në vitin 2014. Ylli argjentinas vinte nga një sezon shumë i mirë me Real Madrid por vendosi që të pranonte ofertën që i bëri klubi anglez, duke kaluar për 59,7 milionë paund në radhët e tij. Një lëvizje e dështuar në të gjitha aspektet dhe në verën e ardhshme ai kaloi te PSG ku shkëlqeu në 7 sezone para se t’i bashkohej Juventusit si lojtar i lirë këtë verë.

di maria horfelina

Një eksperiencë të cilën e kujton ende si një makth bashkëshortja e tij, Horgelina Kardoso, e cila ka pranuar për emisionin televiziv “LAM” në vendlindje se vetëm paratë e kishin shtyrë Di Marian drejt Anglisë, përndryshe nuk do të kishte shkelur kurrë në atë vend.

“Angel erdhi një ditë dhe më tha ‘Shihe këtë propozim nga Mançester Junajtid’. Unë nuk desha të shkoja, i thashë të shkonte i vetëm. Por ai më tha që të shkonim të dy. Ishin shumë para, më shumë se sa kishin ofruar spanjollët. Ndaj ne shkuam. Nëse punon në një kompani dhe dikush të ofron dyfishin e rrogës, ti shkon me vrap.

Ishim miq me Xhianina Maradona, gruan e Serxhio Agueros dhe në kishim shkuar për pushime një vit në Mançester. Ishte gjithmonë e tmerrshme! Ne u kthyem në shtëpi dhe i thashë ‘Nëse transferohesh ndonjëherë, sigurohu që të jetë kudo në botë përveç Anglisë’.

sdfsdfsdfsdfff

Nuk më pëlqente aspak, këtë mund ta them. Njerëzit janë të gjithë të çuditshëm. Ti del në rrugë dhe nuk e di nëse duan të të vrasin. Ushqimi është i shpifur. Gratë duken si prej porcelani. Angel dhe unë ishim në Madrid, në ekipin më të mirë në botë, ushqim perfekt, klimë perfekte, gjithçka ishte perfekte. Por pastaj erdhi propozimi i Junajtid…

I thashë ‘në asnjë mënyrë’, por ai vazhdonte të më thoshte se do të ishim pak më të sigurt financiarisht dhe duhej të shkonim. Ne edhe u zumë për këtë punë… Ne mundohemi të jemi afër kur gjërat shkojnë keq. Nuk i vë faj që shkoi atje. Ishte e tmerrshme, e tmerrshme. Unë thjesht i thashë ‘I dashur, dua të vras veten, është errësirë që në orën 2 pas dreke’”, tregoi Horgelina eksperiencën e saj me Di Marian në vitin e vetëm që ai luajti në Angli.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook