Humbi ndjenjat teksa drejtonte mjetin, ndërron jetë taksisti 61-vjeçar në Tiranë, detajet e para

Ambulanca 600x338 1

Një 61-vjeçar ka humbur ndjenjat ndërkohë që drejtonte mjetin e tij taksi.

Stafi i ambulancës ka konfirmuar se ai ka humbur jetën, ndërkohë që dyshimet e para janë se kjo ka ndodhur për shkaqe natyrore.

Njoftimi: 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.04.2023, rreth orës 16:15, te mbikalimi te Kthesa e Kamzës, shtetasi A. Z., 61 vjeç, duke drejtuar mjetin tip taksi ka humbur ndjenjat. Stafi i ambulancës ka konfirmuar se ka ndërruar jetë dhe paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×