Shijakasit tentojnë mrekullinë e radhës, zv.trajneri i Erzenit tregon recetën e suksesit

Deri pak vite më parë luante në Superiore me fanellën e Teutës dhe Besës, ndërsa në sezonin e fundit kontribuoi për ngjitjen në elitë të Erzenit, në rolin e mesfushorit. Mirëpo, pas përfundimit të sezonit, mori një vendim befasues: u tërhoq nga futbolli në moshën 29-vjeçare. Ky është Alfred Deliallisi, i cili prej muajit korrik është emëruar zv.trajner i Erzenit, duke qenë krahu i djathtë i Xhevahir Kapllanit. Në një intervistë për “Panorama Sport”, para ndeshjes me Laçin që do të luhet sot në orën 17:45 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Deliallisi flet për ecurinë e shijakasve, por jo vetëm.

ALFRED DELIALLISI (1)

Alfred, vetëm 29 vjeç dhe mund të themi se jeni trajneri më i ri në detyrë në stafet e ekipeve të Superiores. Si erdhi ky vendim?

Vendimi im për të marrë rolin teknik ishte shumë i lehtë, pasi kam 5 vite që punoj me grupmoshat. Pjesën e trajningut e kam pasion shumë të madh. Le të themi që më kënaqësi marr nga trajnimi sesa nga të luajturit vetë futboll, prandaj erdhi dhe kjo zgjedhje në këtë moment.

Si është të punosh me Xhevahir Kapllanin dhe lojtarët e Erzenit?

Me profesor Kapllanin është shumë e lehtë të punosh, sepse ka një bashkëpunim të mirë me stafin, duke na bërë të gjithëve të ndihemi të rëndësishëm.

Vendi i dytë në 4 javë, asnjë humbje dhe asnjë gol i pësuar. Besoj se nuk e kishit imagjinuar këtë start?

Ekipi u ndërtua vonë, ashtu si zyrtarizimi ynë si staf teknik, duke marrë përsipër riskun e sezonit. Ka qenë një punë e jashtëzakonshme, bashkë me drejtuesit, duke marrë vendime të vështira për të mirën e klubit Erzeni. Lojtarët janë treguar 100% të përqendruar në detyrat që u ka dhënë stafi, pra merita është e atyre. Starti ka qenë surprizues, por puna e bërë në një kohë të shkurtër ka qenë e madhe.

Sot luani kundër Laçit, si e prisni?

Laçi është ndër ekipet më të forta në superiore, pavarësisht startit. Do të jetë një ndeshje shumë e fortë dhe e luftuar. I vlerësojmë maksimalisht si ekip, ndaj ne duhet të bëjmë maksimumin. Për rezultatin shpresojmë të jetë në anën tonë. Receta jonë e suksesit është puna, disiplina dhe harmonia.

RONALD FAJA – Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×