Juventusi ka kryer një start vërtet skandaloz këtë fillim sezoni, me vetëm dy fitore në 9 ndeshje të zhvilluara në Serinë A dhe Ligën e Kampionëve.
Siç raporton “Corriere della Sera”, Anjeli dhe Arrivabene kanë dhënë vendimin se Alegri duhet të vazhdojë me bardhezinjtë dhe se janë kundër shkarkimit, duke hedhur poshtë idenë e dhënë nga Nedved.
Gjithsesi, ata i kanë shprehur teknikut italian se duhet të bëhen ndryshime të menjëhershme, në mënyrë që të sjellin rezultate, ndryshe do të merren masa të rënda për trajnerin italian.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
