Vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera, Ministria e Brendshme reagon pas kapjes së Dan Hutrës: Nuk duhet t’i shpëtojë kurrsesi ndëshkimit më të ashpër të drejtësisë!

Dan Hutra

Ministria e Brendshme ka reaguar pas arrestimit të Dan Hutrës, i cili ditën e sotme vrau tre gra në Tiranë dhe plagosi 3 të tjera, ku më pas u arratis për disa orë.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shkroi në reagimin e tij se kjo ngjarje e rëndë mund të ishte shmangur nëse autori do të ishte në burg nga sistemi i drejtësisë në të shkuarën për skedën e tij kriminale.

Ai shkroi më tej se Policia e Shtetit dëshmoi profesionalizëm dhe bëri detyrën duke çuar prapa hekurave autorin, që nuk duhet më kurrsesi t’i shpëtojë ndëshkimit më të ashpër të drejtësisë.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për arrestimin e një krimineli të regjur, që sot mori jetë të pafajshme në Kamëz. Një ngjarje e rëndë, që mund të ishte shmangur nëse autori do të ishte në burg nga sistemi i drejtësisë në të shkuarën për skendën e tij kriminale. Edhe njëherë Policia e Shtetit dëshmoi profesionalizëm dhe bëri detyrën duke çuar prapa hekurave autorin, që nuk duhet më kurrsesi t’i shpëtojë ndëshkimit më të ashpër të drejtësisë. Ngushëllime familjeve të viktimave! #MbështetjepërPolicinëeShtetit”, shkruhet në reagim.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×