Pas sherrit goditi me thikë të riun, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e një 17-vjeçari pasi gjatë një konflikti ka goditur me thikë 20-vjeçarin A.B.

20-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

NJOFTIMI:

Goditi me mjet prerës një shtetas, vihet në pranga autori i dyshuar. Sekuestrohet mjeti prerës (thika) e përdorur nga autori gjatë krimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan një të mitur 17-vjeçar, banues në Tiranë.

17-vjeçari ditën e sotme, rreth orës 14:30, në rrugën “Shefqet Musaraj”, për motive të dobëta është konfliktuar dhe dyshohet ka goditur me mjet prerës shtetasin A. B., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë shtetasi A. B., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×