Zyrtare, Napoli zgjidh çështjen e stolit, në pankinë ulet një francez

Napoli nuk pret gjatë dhe arrin marrëveshjen me trajnerin e ri. Klubi napoletan do të ulë në pankinë francezin Rudi Garcia. Ka qenë presidenti i klubit italian, De Laurentis që ka dhënë njoftimin, me një postim në rrjetet sociale.

“Kam kënaqësinë të ju njoftoj se, pasi e kam takuar gjatë 10 ditëve të fundit, zoti Rudi Garcia do të jetë trajneri i ri i Napolit” – Shkroi De Laurentis.

Rudi Garcia vjen pas një përvoje në Arabinë Saudite me Al Nassr. Më parë, “timonieri” ka drejtuar skuadra si Roma, Lyon apo Lille. 59-vjeçari do të zëvendësojë Spalletin, i cili u largua nga Napoli pas fitimit të titullit kampion.

Napolin e pret një punë e madhe këtë verë. Synimi është mbajtja e elementëve që spikatën gjatë edicionit, ndërsa do tentohet afrimi i 2-3 futbollistëve cilësorë.

 

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×