Agjenti i De Ketelaere: Ai ka cilësi për të qenë i suksesshëm,  përshtatja te Milani do të vijë

Milan transferoi Charles De Ketelaere në verën e kaluar, por sezoni i parë në Milano i belgut ishte totalisht për t’u harruar. Agjenti i mesfushorit, Tom De Mul ka thënë për mediat se kuqezinjtë duhet të besojnë te ky lojtar, pasi do arrijë të përshtatet.

“Milan beson te ky lojtar. Ai e di që të gjithë po e gjykojnë shumë sepse ishte transferimi më i madh i Milanit, por ai gjithashtu e kupton se mund të japë edhe më shumë se kaq. Ai e di, si të gjithë ne, që ka cilësitë për të qenë i suksesshëm. Ai nuk është talenti i parë që ka nevojë për një periudhë përshtatjeje në një klub të madh evropian” – Tha ai.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×