“Kemi dokumentuar deformimet zgjedhore të 14 majit”, Ivi Kaso: Synimi, të ndërgjegjësojmë faktorin ndërkombëtar dhe qytetarët

Sekretari për çështjet zgjedhore në PD e Sali Berishës ka folur sot në rubrikën “Opinion” në News24, për raportin e publikuar prej tyre ku pretendohet se janë dokumentuar shkeljet e bëra në zgjedhjet e 14 majit.

Ai tha se synimi i këtij raporti është ndërgjegjësimi i faktorëve ndërkombëtarë dhe votuesve shqiptar lidhur me shkeljet e kodit zgjedhor.

“Raporti përbëhet nga 5 volume që përmbajnë material të hollësishëm për gjetjet. Janë të grupuara dhe sipas qarqeve ku kanë ndodhur shkeljet. Ne kemi premtuar se opozita do jetë faktike në atë çfarë ka ndodhur dhe në shkeljet e procesit zgjedhor. Synimi kryesor është ndërgjegjësim i faktorit ndërkombëtar por dhe i gjithë shqiptarëve, ën mënyrë që përsëritja ose jo e këtyre problemeve në zgjedhje të ardhshme, të perceptohet si problem i demokracisë”, tha ai.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×