“Koha e rrezoi malin e gënjeshtrave”, Basha i përgjigjet Berishës: Kërkon të mbajë peng PD me çdo kusht për interesa personale

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i përgjigjet deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa kujton nismën e tij për vettingun në politikë.

Ai bëri thirrje që të nisë transparenca për të gjithë ata që sipas tij mbajnë peng Shqipërinë, duke shigjetuar kështu Berishën.

Basha tha se kjo nismë duhet të votohet.

“Koha është ilaçi më i mirë. Dhe koha e rrëzoi malin e gënjeshtrave që ngriti para shqiptarëve ai që kërkon me çdo kusht e mjet të mbajë peng PD për interesat e veta personale.
Që t’i japim fund baltosjes, që të tregojmë kush është i korruptuar e kush jo, kush është peng e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, le të votojmë vetingun për politikanët. Të nisë transparenca nga unë e më pas të gjithë këta që sot e 32 vite mbajnë peng Shqipërinë.”, shkruan Basha.

  • foto galeri

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×