Problemet gjatë zgjedhjeve të 14 majit dhe në Rrogozhinë, Celibashi: Komisionet e votimit të mos përbëhen vetëm nga persona që i caktojnë partitë

Kryekomisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka propozuar sot që komisionet e votimit në nivelin e dytë dhe të tretë të mos përbëhen vetëm nga përfaqësues të partive.

“Ndoshta nuk është koha apo edhe rasti, por duhet të sjell në vëmendje tani edhe sidomos pas zgjedhjeve të datës 23 korrik 2023 në Rrogozhinë, domodoshmërinë për ndryshimin e mënyrës së organizimit dhë të funksionimit të komisioneve zgjedhore të niveleve të dyta dhe të treta”, shkruan Celibashi.

Sipas tij “administrimi i zgjedhjeve në këto nivele nga persona të caktuar vetëm nga partitë politike nuk siguron as integritet të procesit dhe as mirëadministrim teknik të tij. Shpresoj që partitë politike të vlerësojnë me realizëm dhe pa paragjykime këtë konsideratë të KQZ”.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×