
Lëkundje tërmeti janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Shqipëri. Mësohet se lëkundjet janë ndjerë 20 km në jug të qytetit të Ersekës.
Sipas informacioneve nga IGJEUM, magnituda e tërmetit ishte 4.1 ballë të shkallës rihter. Thellësia e tërmetit ishte 7 kilometra. Ndërkohë, ka pasur edhe të tjera lëkundje, në zona të ndryshme, por me magnitudë të vogël.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale dhe as për persona të lënduar.
()
and then