“Do të mbulohet norma e inflacionit”, Braçe jep lajmin: Nga 1 tetori rritje me 8.6% të pensioneve

Deputeti socialist Erion Braçe ka deklaruar sot në Kuvend se nga 1 tetori pensionistët do të përfitojnë 8.6% rritje.

Braçe tha se kjo rritje mbulon plotësisht normën e rritjen së inflacionit dhe se do të sjellë për 3 muajt në vijim 3.2 mln lekë plus.

“Që nga 1 tetori, e gjithë masa e pensionistëve do të marrin rritje 8.6 % që mbulon plotësisht normën e rritjen së inflacionit. Do të sjellë për 3 muajt në vijim 3.2 mln lekë plus, 32 mln dollarë. Ndërkohë që kjo rritje për vitin e ardhshëm do të transferohet tek pensionistet 121 mln dollarë, kjo është fatura e plotë. nga dhjetori që shkoi deri në 1 tetor janë 11.7 mln lekë më tepër që janë transferuar në buxhetet e tyre, që do t’i shtohet edhe bonusi i dhjetorit. janë para por që nuk mjaftojnë.. pensionistët meritojnë jo rritje të copëzuar por unike”, deklaroi ai.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×