Avokado është një burim i shkëlqyer vitaminash dhe ushqyesish.
Popullariteti i tij në rritje dhe përdorimi i gjërë në vendet me klimë të ngrohtë e kanë transformuar avokadon në një produkt që nuk duhet të mungojë në kuzhinën tuaj.
Fruti i avokados përmban 18 nga 22 aminoacidet e nevojshme për trupin e njeriut, por edhe shumë fibra ndaj dhe konsiderohet një superfrut.
Rrjedhimisht ky frut është një mënyrë e mirë për të fuqizuar sistemin imunitar. Avokado bëhet më i fuqishëm nëse kombinohet me fruta të pasura me vitaminë C, siç janë limoni dhe ananasi.
Avokado është një frut që ka përmbajtje të lartë yndyre dhe me të nuk duhet tepruar.
Megjithatë, kohët e fundit, studimet, të cilave i referohet AgroWeb kanë zbuluar se avokado përmban një molekulë që mund të pakësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës.
Ekspertët në Kanada thonë se prania e kësaj molekule e bën avokadon një mik të diabetikëve.
Kjo molekulë është identifikuar si Avokatina B ose AvoB.
Konsumi i rregullt i avokados dhe prania e kësaj molekule nënkupton një shtim më të ngadaltë në peshë dhe një rritje të ndjeshmërisë ndaj insulinës.
Diabeti i tipit 2 pengon prodhimin e glukozës ose sheqerit në gjak.
Normalisht ky përpunim ndodh falë ndihmës së insulinës por tek diabetikët trupi nuk prodhon ose prodhon pak insulinë.
Vlerat e Avokados për Shëndetin