Cikalleshi asist në Turqi, Konyaspor ia del, mjafton një gol

Sokol Cikalleshi protagonist. Sulmuesi shqiptar ka dhuruar asist në fitoren 1-0 të Konyaspor ndaj Ankaragucu, në sfidën e kampionatit.

Cikalleshi shërbeu mirë për Prip, me këtë të fundit që shfrytëzoi në maksimum pasin e tij. Për 33 vjeçarin kuqezi ky është një edicion mjaft i mirë në Superligën turke, ku ka realizuar 8 gola dhe ka asistuar 5 herë.

Futbollisti e njëh mirë kampionatin e këtij vendi, pasi më parë është aktivizuar te Basaksehir, Akhisarspor, Ankaraspor, apo edhe Goztepe. Gjithashtu, ai ka luajtur në Kroaci për RNK Split dhe Arabi për Al-Khaleej.

(J.S/)

 

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×