Kompania bleu tokën e përfituar në mënyrë të paligjshme në Bërxullë, pronari, nipi i ish-deputetit socialist Sadri Abazi

Prokuroria Tiranë ka kërkuar ‘arrest në burg’ për 3 ish-zyrtarë dhe një qytetar, si dhe sekuestrimin e 7500m2 tokë në Bërxullë, që dyshohet se janë përfituar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve.

Po kështu, kjo prokurori kërkoi sekuestrimin e pasurisë 7.500m2 tokë e llojit “Arë” e dyshuar e përfituar në mënyrë të paligjshme dhe më pas e shitur shoqërisë “Alko Impex Construsion” shpk në vlerën 10.000.000 lekë të reja.

Kjo kompani, rezulton të jetë nën pronësinë e nipit të ish deputetit socialist Sadri Abazi.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×