Qytetarët janë mbledhur edhe ditën e sotme në protestën të mbajtur përpara Bashkisë së Tiranës.
Protesta u mbajt rreth orës 11:00, teksa kanë kërkuar edhe largimin nga detyra të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Protesta sot u shoqërua me disa incidente, teksa janë hedhur edhe molotovë drejt Bashkisë.
Qytetarët kanë tentuar disa herë që të hyjnë në bashki, por se nuk ia dolën dot. Ata bënë tentativa për të shembur edhe gardhin metalik.









Protesta e radhës e Aleancës për Qytetarët dhe Rithemelimit përpara Bashkisë Tiranë do të mbahet të martën e ardhshme. Demonstratat po mbahen pas aferave të dosjes 5D.
(Arena e Lajmit)