“Ditë e shënuar për Europën”, Balla kujton 80-vjetorin e zbarkimit të trupave aleate në Normandi: Kuvendi të kujtojë dëshmorët e botës së lirë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në fjalën e tij në parlament deklaroi se sot është një ditë e shënuar për Europën.

Balla u shpreh se sot është 80-vjetori i zbarkimit të trupave aleate në Normandi, ku nisi edhe beteja e madhe kundër forcave naziste. Balla tha se parlamenti duhet të mbajë një minutë heshtje për dëshmorët e botës së lirë.

Taulant Balla: Sot është ditë e shënuar për Europën. Bëhet fjalë për 80-vjetorin e zbarkimit në Normandi të trupave aleate të SHBA, Britanisë, Francës. Ky ishte moment historik që shënoi fillimin e fitores mbi tiraninë naziste.

Liderët botërorë janë në Normandi për të përkujtuar këtë moment historik. Parlamenti të kujtojë dëshmorët e botës së lirisë me një minutë heshtje.

(Arena e Lajmit)

“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×