Të arrestuar, proceduar dhe mbi 11 mijë gjoba, “Rrugorja” publikon bilancin e një jave në Tiranë, thirrja për qytetarët

Policia Rrugore e Tiranës ka publikuar bilancin e një jave.

Njoftohet se 15 persona janë vënë në pranga apo proceduar për shkak të drejtimit të mjetit nën efektin e alkolit apo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjihashtu bëhet me dije se janë marrë 11.721 masa administrative.

Njoftimi i policisë:

Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (30.06.2024 – 06.07.2024)

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

✅ 15 Arrestime dhe procedime penale:

• 🍺 3 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
• 🚫 8 persona për pa leje drejtimi.
• 🚦 3 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
• 💊 1 person për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotike

✅ Masat administrative:

• 📈 11.721 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,674 në ditë.
• 🌑 102 masa për xhama të zinj.
• 🚗💨 1.319 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
• 📱 373 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
• 🔒 1.248 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
• 🛑 14 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
• ⚠️ 779 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
• 🅿️ 5.638 masa për qëndrim të gabuar.
• 🏍️ 963 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.

✅ Pezullime dhe bllokime:

• 🍺 11 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
• 🚗💨 22 raste për tejkalim shpejtësie.
• 🚗💨 26 raste të ndryshme

• 🚗 5 automjete u bllokuan, përfshirë 1 me targa të huaja.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt! 🚓🛣️

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×