Zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko, anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe me shumë mundësi deputete në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë, e ftuar në LOG në News24, u shpreh se thashethemet dhe pretendimet e opozitës nuk mund të paraqiten si prova.
Sipas Kukos, nuk ishte PS që tha se do të shkrijë SPAK, që u angazhua maksimalisht në hetimet për krimet zgjedhore. Sa i takon raportit të OSBE/ODIHR, Kuko pohoi se vetëm raporti përfundimtar çertifikon zgjedhjet.
“Nuk thamë ne se do të shkrijmë SPAK. Prova e zjarrit e PS në zgjedhje ishte hyrja në BE. Është një mandat i monituar nga BE, prandaj zotimi ynë është hyrja në BE.
Kam punuar për 8 vite në OSBE dhe e njoh procedurën. Lexohen vetëm ekstraktet. Nuk mund të paraqiten pretendimet si fakt. OSBE mundohet të nxjerr në pah shqetësimet, do të ketë një raport tjetër dhe në korrik atë përfunduar. Prandaj deri në raportin e fundit duhet të jemi të duruar. Por ne kemi pasur edhe një arbitër tjetër, SPAK dhe drejtësinë që ishin të angazhuar. Është pak e vështirë të kemi një parregullsi të nivelit superior. Vetëm kur ka prova, jo me thashetheme” – u shpreh ndër të tjera Kuko.
()