“Dua t’i qëndroj pranë dhe të mësoj prej tij”, Rama me vlerësime për Macron: Ndihem mirë që drejtoj Shqipërinë në një moment kur Emmanuel është president i Francës

Kryeministri Edi Rama u shpreh me elozhe për presidentin e Francës, Emmanuel Macron kur tha se do t’i qëndrojë pranë atij për të mësuar më shumë.

Gjatë punimeve të forumit ekonomik ndërkombëtar në Tiranë, Rama tha gjithashtu se ndihet mirë që është kryeministër i Shqipërisë në një moment kur Macron drejton Francën.

Kreu i qeverisë shqiptar vuri në dukje edhe 2 vizitat e njëpasnjëshme të Macron në Tiranë brenda një viti e gjysmë.

Fjala e Ramës

I dashur Emmanuel, të dashur miq

Isha shumë i lumtur kur mendova që ky forum do të vinte këtu edhe për një arsye tjetër. Pasi bëra disa kërkime për të ditur më shumë për forumin, ajo çfarë kuptova është që ky është etaloni i përpjekjes për të menduar ndryshe që mund të ketë ndjesinë të kthehet në Shqipëri për të investuar.

Ndoshta Emmanueli nuk do të jetë i lumtur ta dëgjojë, por dua ta ndaj me ju, falë ndihmës së tij dhe ndihmës së disa udhëheqësve të tjetër, kemi çelur degën e Kolegjit të Europës në Tiranë. Një nismë për të ndihmuar vendet që ishin përtej murit për t’u bërë pjesë e Europës. Por ajo që ndodh është se kemi studentë nga e gjithë Europa dhe ata që vijnë si studentë, duan të rrinë në Tiranë, nuk dan të shkojnë më në Francë, Emmanuel.

Dhe shpresoj fort që opozita nuk do t’ju fajësojë se në fakt ju jeni shkaku që ata duan të rrinë në Tiranë duke qenë se keni ardhur kaq shpesh në Tiranë. Dua që të iki nga ky podium dhe të mos hyj natyrisht në thelb të këtyre temave të prezantimeve sepse është dikush tjetër që di saktësisht çfarë të thotë dhe çfarë të bëjë për këto tema të thella.

E vetmja gjë që di të bëj është t’i qëndroj pranë dhe të mësoj prej tij sa më shumë të mundem dhe të përfitoj nga miqësia e tij sa më shumë të mundem për Shqipërinë dhe jo për veten. Dhe të ndihem vërtetë mirë që drejtoj këtë vend në një moment në kohë kur Emmanuel drejton vendin e tij.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook