Euro U-17 2025/ Nesër në “Niko Dovana” & “Egnatia Arena” luhen ndeshjet e dyta të Grupit B

Ndeshjet e dyta të Grupit B në Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025” do të luhen nesër.

Takimi i parë i ditës është ai mes Belgjikës dhe Çekisë, që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” në orën 18:00. Mbrëmja do të mbyllet me supersfidën Itali – Angli, që do të luhet në “Egnatia Arena”, duke nisur nga ora 20:30.

Të dyja janë ndeshje shumë të rëndësishme, që pritet të vendosin për fatin e kualifikimit për në fazën gjysmëfinale.

Italia pas fitores në sfidën e parë, synon një tjetër sukses për të siguruar një vend në gjysmëfinale.

Ndërkohë, Anglia që barazoi me Belgjikën në ndeshjen hapëse, kërkon fitoren e parë në këtë Europian për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.

Nga ana tjetër, Belgjika, pas paraqitjes shumë pozitive në sfidën e parë, ku mori një pikë me meritë ndaj Anglisë, do të kërkojë fitoren ndaj Çekisë, për të bërë një hap të madh drejt gjysmëfinaleve.

Për të gjithë tifozët që dëshirojnë të ndjekin nga afër emocionet e këtyre dueleve, biletat mund të blihen online në ebileta.al.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook