Berisha ‘shënjestron’ sërish Irena Gjokën: Ka kontratë të panoterizuar, u pranua si dokument zyrtar! Ulëziu e mbështeti, futi letrat në çantën Louis Vuitton

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka hedhur sërish akuza në drejtim të ish-kryetares së GJKKO-së, Irena Gjokën, për falsifikim të një kontrate të panoterizuar që u pranua si dokument zyrtar.

Berisha thotë se kontrata turpëron shtetin dhe akuzon ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, për mbështetje ndaj Gjokës, duke përmendur edhe pretendime për ryshfet dhe fshehje dokumentesh. “Kjo kontratë pa noteri turpëron edhe shtetin e gomarit”, tha Berisha.

Kreu i PD Sali Berisha: Irena Gjoka ka kontratën më të çuditshme në Shqipëri e në Europë. Ajo ka kontratë të panoterizuar, është pranuar si dokument zyrtar nga drejtorët e Edi Ramës. Kjo kontratë turpëron edhe shtetin e gomarit, por paraja i denigron njerëzit. Kontrata e 13 shkurtit 1996 hartohet në pajtim me dy nene të Kodit Civil. Irena me pesë mbiemra firmos një kontratë dhe të lidhur sipas një Kodi Civil të miratuar më 2015 apo sa është kodi i ri.

Është dokument i falsifikuar. Tatimet i thonë se nuk ka gjurmë të parave të pista dhe i thonë paguaj tatimet që nuk ke paguar për 60 milionë lekë. Drejtorët janë bashkëautorë në këtë krim. Irena ka 15 muaj që mbrohet nga Altin Dumani, nga Olsi Çela, Ulëziu, që fut dokumentet në çantën Luiz Vuiton, aty ka futur 500 mijë euro që ka kërkuar ryshfet. Kjo është e vërteta e narko-shtetit.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×