Spiropali takon Presidenten Vjosa Osmani: Zëri dhe prestigji ndërkombëtar i Shqipërisë, mbështetje e fuqishme për integrimin euro-atlantik të Kosovës

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, në kuadër të Forumit të 3-të Ndërkombëtar “Gratë, Paqja dhe Siguria” Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, u takua me Presidenten e Kosovës, znj. Vjosa Osmani.

Kryetarja Spiropali dhe Presidentja Osmani diskutuan mbi përshpejtimin e integrimit europian dhe euro-atlantik dhe rritjen e rolit të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare. Prestigji i lartë i Shqipërisë është një rrethanë e favorshme për rritjen e mbështetjes  së këtyre proceseve. Është koha për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës dhe inkurajimin e shtetit më të ri demokratik në Europë drejt anëtarësimit në NATO dhe Këshillin e Europës.

Kryetarja Spiropali dhe Presidentja Osmani nënvizuan edhe rritjen e koordinimit për mbrojtjen e të drejtave dhe rritjen e rolit të faktorit shqiptar në rajon.

 

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×