“Opozita me dy standarde për ankimimet”, avokati Daci në Log: Kodi zgjedhor që bishti rëndon më shumë se sëpata, PD nuk i lë kandidatët e vet t’i drejtohen KQZ-së

Avokati Jordan Daci, i ftuar në emisionin Log. në News24 të moderuar nga Endri Xhafo, u shpreh se opozita ka standarte të dyfishta sa u përket ankimimeve.

Sipas Dacit, vetë si subjekt Partia Demokratike ankimon rezultatet qark më qark, ndërsa kur është puna për kandidatët veç e veç, nuk i lë të ankimojnë dhe kodi zgjedhor nuk i lë lëtu të ankimojnë të vetëm.

Që ka patur probleme në zgjedhjet e 11 Majit, serioze apo jo, kjo dihet. Por opozita ka standarte të dyfishta dhe e humb betejën këtu.

Ka 4-5 kandidatë që kanë arsye që ankimojnë. Ne e kemi bërë kodin zgjedhor që bishti rëndon më shumë se sëpata. Pra, këtu te ne ankimimi bëhet vetëm me anë të subjektit politik, nuk i lë kandidatët. Dhe në këtë rast PD nuk u del në krah.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×